Një përleshje mes të burgosurve të armatosur me shkopinj ka ndodhur brenda burgut Bassone në Como të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur pasdite e së premtes, kur një grup prej dhjetë të burgosurish shqiptarë arritën të hapnin me forcë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i rivalëve të tyre, tre të burgosur me origjinë afrikano-veriore.
Por, aksioni është ndërprerë nga efektivët e policisë së burgjeve.
Katër prej policëve, të cilët u plagosën, u trajtuan në urgjencën e spitalit Sant’Anna në Como.
Për të rivendosur qetësinë, policia e burgut të Comos ka marrë përforcime nga Milano.
Gjashtë nga dhjetë të burgosurit shqiptarë u transferuan sot në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Kremones.
Arsyet e përplasjes mendohet të jenë për mosmarrëveshjet e mëparshme mes dy grupeve.