Nga takimi elektoral në zonën e Kombinatit në Tiranë, kreu demokrat Sali Berisha ka sulmuar PS-në, duke thënë se janë një grup njerëzish pa ndjenja që i shohin qytetarët si miza.

Berisha tha se ata ngushëllohen me shprehjen ‘nuk vdes kush për bukë në Shqipëri’, ndërsa premtoi se PD do të vendosë minimumin jetik, do të rrisë pagën minimale, do të ulë çmimin e naftës dhe energjisë.

“Do ketë një frymëmarrje më të mirë ekonomike për njerëzit”, tha ai.

Berisha: Këta, po ti shihni ju, janë bërë një grup njerëzish që nuk kanë ndjenja njerëzore. Njerëzit u duken miza. Këta ngushëllohen me shprehjen ‘nuk vdes kush për bukë në Shqipëri’. Mund ta thotë një zyrtar, një shtetar këtë. Pse mo puna qenka për të vdekur për kafshatë të gojës. E kanë degraduar në këtë shkallë gjendjen.

Çfarë do të bëjmë ne 90 ditët e para? Do të vendosim minimumin jetik 200 euro. Rrogat e ulëta, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro. E ka çdo vend. Pas rrogës minimale, do të kalohet në ditën me pagë minimale. E ka çdo vend dhe ne në atë rrugë do të ecim.

Ushqimet dhe gjërat bazë, pensionistët do të kenë kartë konsumatori. Do u kthehet mbrapsht tvsh. Nafta do zbresë në çmimin e Kosovës dhe Maqedonisë, 40% më lirë. Energjia elektrike në 7 lekë, tarifat e ujit do përgjysmohet. Do ketë një frymëmarrje më të mirë ekonomike për njerëzit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko