Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, ku më pas uroi edhe të gjithë besimtarët e krishterë për sa më shumë besim dhe gëzim.
Kjo ditë -tha Presidenti- na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh.
“Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh. Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në këto pashkë të gëzuara”, deklaroi Kreu i Shtetit.
Një mesazh kishte edhe për të gjithë të rinjtë shqiptarë: “Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta këtu, në vendin e tyre”.
Mesazh urimi përcolli dhe kryepeshkopi Joan: Dita e pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë”.