Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz, ku deklaroi se më parë njerëzve i vinte turp njerëzve të thonin se ‘jemi nga Bathorja’, ndërsa sot është ndryshe.

Kryesocialisti tha se të tjerët e përdornin Bathoren për të fyer sepse ishte njësoj si të të thonin je nga këneta.

 “Kjo është sot një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e së ardhmes”, tha Rama, ndersa shtoi se Kamza është vendi se kur dikush nuk kupto rëndësinë e votës, mjafton të shohë Kamzën.

“Kamzës më parë as nuk i thoje dot qytet, pasi i vinte turp njerëzve të thonin jemi nga Bathorja, kur të tjerët e përdornin Bathoren për të fyer sepse ishte njësoj si të të thonin je nga këneta. Kjo është sot një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e së ardhmes.

Mendoni ku do të ishte sot nëse do ta kishte zgjedhur në 2011. Kamza është vendi se kur dikush nuk kupto rëndësinë e votës, mjafton të shohë Kamzën”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko