Në dalje nga SPAK, Berisha në një komunikim për mediat tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë. Ai tha se në sirtarët e prokurorëve të SPAK është edhe dosja e Taulant Ballës, të cilin e akuzoi si anëtar kryesor të bandës “Toyota Yaris” dhe të Suel Çelës.
Dosjet e Ballës -tha Berisha- nuk hetohen, por “ai lihet i lirë të bëjë fushatë”.
“Ftoj çdo qytetar të pyes Skapin e partisë: Pse Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimit të tij. Kur ata disponojnë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupi kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës dhe grupit kriminal të Bajrave”, tha lideri i PD-së.