Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin e tij në Kavajë me një minutë heshtje, në ndër të Papa Franceskut, i cili u nda nga jeta sot
Në shenjë respekti kryeministri Rama hoqi edhe kapelen me numrin 5, të cilën e mban prej nisjes së fushatës më 11 prill.
Rama kujtoi edhe disa momente me Papa Franceskun: “Në Shqipëri kaloi një ditë që ai vetë e konsideroi të paharrueshme. Tha edhe fjalën e paharrueshme se Shqipëria nuk ka harmoni fetare, por vëllazëri fetare. Kam mirëkuptimin tuaj ta nderoj me një minutë heshtje.
Më kujtohet në takimin e dytë në Vatikan, e pyes i them: Atë i shenjtë, më duket se keni bërë shumë armiq, duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një papë. Më tha kryeministër, nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit kur do i them, kujt do i them krimbave kur të shkoj në varr.”