Skip to content

Bllokohen punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë, shkak janë bërë gabimet në projektin e rrugës

Punimet në dy prej lotëve të aksit rrugor Qukës – Qafë Plloçë janë pezulluar, ndërkohë që në lotin e tretë firma po ecën me ritme shumë të ngadalta.

 

Shkak janë bërë problemet e hasura në projektet e të tri loteve të kësaj rruge, çka bën që afati për përfundimin e punimeve i përcaktuar për këtë vit, të mos realizohet.

 

Drejtues lokalë thanë se vetëm rishikimi i projekteve mund të zgjidhë problemet.

 

Edhe në lotin e tretë ku puna po vijon, afatet do të shkelen pasi gjithçka varet nga rishikimi i projekteve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

 

Projekti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, pjesë e Korridorit të VIII, është një investim me vlerë 152 milionë dollarë.