Të tjera detaje kanë dalë nga atentati në Lezhë, ku mbeti i vrarë Gjovalin Prendi 64 vjeç, babai i Roan Brahimit, edhe ky i ekzekutuar një vit më parë në Greqi.

Gazetar, Igli Çelmeta, i cili ka siguruar edhe makinën e autorëve të krimit thotë se dy persona kanë zbritur nga makinë dhe janë afruar lokalit të 64-vjeçarit.

Vetëm njëri prej tyre ka qëlluar drejt Prendit, duke i marrë atij  jetën. Sipas gazetarit e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 30 sekondave.

“Autorët kanë ardhur nga ura e Milotit dhe kanë kaluar lokalin e 64 vjecarit. Më pas 2 persona kanë zbritur dhe janë afruar nga pjesa anësore e lokalit. Vetëm njëri prej tyre ka qëlluar. I gjithë krimi ka ndodhur për rreth 30 sekonda. Më pas autorët kanë hipur sërish në makinë dhe  janë larguar”, tha gazetari Çelmeta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko