Një 19-vjeçar shqiptar është i qëlluar me armë zjarri në trotuarin e Avenue Charras, në Clermont-Ferrand mbrëmjen e së dielës (20 prill).
Raportohet se i riu është qëlluar për vdekje, ndërsa autorët ende të paidentifikuar janë larguar me makinë.
Mjekët shkuan në vendngjarje, por 19-vjeçari u shpall i vdekur pas dy orësh.
Nuk dihet ende nëse i riu shqiptar ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa Prokuroria ka informuar se viktima nuk kishte precedentë kriminalë.
Sipas mediave franceze, 19-vjeçari është qëlluar nga një automjet, ndërsa autorët kanë mundur të arratisen.