Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin “Pogradec-Korçë”, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shtetasja me iniciale D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar vetë ajo dhe nëna e saj, e cila ishte pasagjere në mjet. Të dyja të plagosurat janë dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko