Kërkesa e Turqisë për ekstradimin sa më të shpejtë të anëtarëve të organizatës FETO të cilët veprojnë në Maqedoninë e Veriut ka gjetur mbështetjen e kësaj të fundit.

 

Kërkesa zyrtare për ekstradimin e të ashtuquajturve terroristë nga Ankaraja Zyrtare ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për 15 të dyshuar.

 

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se 13 nga 15 të dyshuarit janë rezidentë në Maqedoninë e Veriut.

 

Oliver Spasovski: Proceset që kanë të bëjnë për ekstradimin e pjesëtarëve të Organizatës ‘FETO’, të cilët gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëheqë Ministria e Drejtësisë. Informatat e mia thonë se bëhet fjalë për 15 persona, prej të cilëve dy tanimë nuk janë në territorin e shtetit tone.

 

Sipas Turqisë në listën e personave që dyshohen se janë pjesëtarë të FETO-s. figurojnë pronarë të 7 shkollave, por edhe sipërmarrës të disa kompanive në fushën e transportit, tregtisë, shëndetësisë dhe turizmit.

 

 

Turqia akuzon Organizatën FETO dhe liderin e saj Fetullah Gülen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se qëndrojnë pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, gjatë të cilit humbën jetën 251 persona, ndërsa rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re