Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar atentatin e 17 prillit në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy djemtë e mitur të pronarit të ‘Pelikani Security’, shoku i tyre 19-vjeçar dhe drejtuesi i mjetit.
Beci: Objektivi që kanë qenë (fëmijët) dhe që kanë qenë të dëmtuar nga veprimtaria kriminale, e bën të vështirë zbulimin e vetë ngjarjes. Objektivi nuk ka lidhje me asnjë veprimtari kriminale, janë të mitur. Nuk ka lidhje me asnjë veprimtari tjetër që mund të sillet një konflikt për t’u përdorur armët e zjarrit për t’u zgjidhur. Të gjithë këto element e bëjnë të vështirë gjetjen e autorëve.
Policia, përveç provave, materiale që mund të mbledhë, elementin kryesor në një hetim të një ngjarje, ka objektivin, personin e goditur. Nga objektivi mund të gjesh autorin, konfliktet që ka objektivi, për të zbuluar autorin e mundshëm.
Shumë e vështirë të mendosh se është çështje fajdesh duke arritur deri këtu. Nëse kemi arritur deri këtu, ka edhe probleme. Të qëllosh në zona të tilla pa problem dhe të mos kapesh nga patrulla është problemi më i madh.
Lajthitja në objekt e bën të vështirë faktin se mjetet e këtij lloji janë mbi 10 në Tiranë, me atë lloj targe të ngjashme. Kemi të bëjmë me një lajthitje në objekt apo një motiv të fshehtë.
Mesa kuptoj, nuk besoj se objektiv kanë qenë këta katër persona. Them se ka qenë lajthitje në objekt.