“Kam marrë shpatën që kisha aty në zyrë që kalonte dorë më dorë, që nga 1912 dhe prandaj ne për turpin e madh të kësaj politik, të burgosin e fundit politik e kemi në demokraci, Fatos Nanon, sepse bufi kishte shpatën në zyrë. Me atë shpatë bam, i ra kryetrarit të opozitës dhe e futi në burg. Ne morëm vendimin shpatën ta dorëzojmë
Altin dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nag shkolla në 2020? Jo. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë gjë, sepse shpata ishte ne duart e politikës. Ishin të çarmatosur! Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ca i thoshte politika , për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre., të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në mandatin e parë”, tha Rama.
vijon