Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar se arsyeja e rikthimit të tij nuk janë karrigia, paratë apo luksi, duke shtuar se nuk i ka ambicie.

Kryedemokrati shtoi se këto ambicie nuk i k pasur as në rini, ndërsa shtoi se eksperienca e tij në politikë është e çmuar.

Ai theksoi se paraqet para shqiptarëve një program të realizueshëm dhe kjo falë eksperiencës së tij.

Sali Berisha: Rikthimi im nuk ka absolutisht në bazë ambicie për karrige, para dhe luks. Nuk del njeri të thotë se unë këto i kam pasur edhe në rini, tani aspak. Çfarë më mbetet mua nga mosha tani?

Eksperienca e çmuar. Sot unë paraqes një program para shqiptarëve me terma konkretë, por eksperienca ime qeverisëse më lejon mua të parashikoj me vërtetësi të madhe realizimin e programit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko