Prania e një grupi të ushtarëve shqiptarë ka qenë i pranishëm në veri të Mitrovicës, ku ka sjell  edhe një shqetësim për për Serbinë pasi zona e veriut të Mitrovicës është një zonë e ‘nxëhtë’ për shkak të konfliktit të hershëm mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Sipas raportimeve të mediave serbe, shfaqja e ushtarëve shqiptarë me uniforma ka shkaktuar “shqetësim” për qytetarët serb në veri të Mitrovicës.

 

Në lidhje me këtë prezencë të Forcave të Armatosura Shqiptare në Mitrovicë ka reaguar edhe KFOR, ku në një komunikim për shtyp ka deklaruar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar .

 

“Pavarësisht nga thirrjet e shumta për mos-përhapje të spekulimeve të papërgjegjshme, për fat të keq thashethemet e fabrikuara vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media dhe shkaktojnë shqetësime të pabaza tek popullata. KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re