Flamur Noka ka deklaruar se në këto zgjedhje pretendojnë më shumë sesa 75 mandate, ndërsa theksoi se koalicioni për Shqipërinë Madhështore, po ecën drejt një fitoreje historike.
“Ne pretendojmë 75 e sipër. PD-AMSH po ecën drejt një fitoreje historike. Kjo nuk diskutohet. Patericat që i shërbejnë Edi Ramës për t’u mbajtur në këmbë do të thyhen rrugës me votën e demokratëve.
Nuk do të vijë ajo ditë të kem nevojë për patericat e Edi Ramës sepse opozita do t’i ndëshkojë”, tha Noka në emisionin Open në News24.
Ai shtoi se kanë shpërndarë njerëz në të gjithë Shqipërinë për të identifikuar patronazhistët dhe krimet zgjedhore.
“Ne kemi shpërndarë njerëz në të gjithë Shqipërinë. Çdo patronazhit po evidentohet, çdo krim zgjedhor po dokumentohet. Nuk po i bëjmë publike. Po bëjmë dosjen, i përcjellim në të gjitha ambasadat, OSBE. Emër për emër”, tha Noka.
Numri dy i PD-së foli edhe për non gratën e Sali Berishës, duke thënë se ka rënë.
“Non grata ka rënë ditën që u miratuan tre rezoluta. Kur do hiqet zyrtarisht është çështje procedurash teknike. Ai që shpalli non grata Berishën sot është non grata në shtetin amerikan. Kjo ka domethënie të madhe”, tha Noka.