Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim, përmes së cilit thotë se provon që zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka vënë në kontroll të plotë prokurimet publike.

Sipas denoncimit të Berishës, drejtori i Përgjithshëm i Prokurimeve Jonaid Myzyri, para këtij posti, ka qenë i punësuar si avokat te firma e Arbër Abazit, dhëndrin e motrës së Ballukut.

Nga avokat i firmës “Alko Impeks”, është emëruar drejtor te prokurimet.

“Po të shikosh tenderat e “Alko Impeks”është e dukshme lidhja e fuqishme. Respekte dhe fitore”, thuhet në denoncim.

Denoncimi i Berishës

Ja si i vuri Lubi Balluku prokurimet në kontroll të plotë!

Denoncohet lidhja mafioze e Lubi Ballukut me Jonaid Myzyrin, Drejtorin e Përgjithshëm të Prokurimeve dhe Arbër Abazin (dhëndrin e motrës së Lubisë)!

📩Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje Dr. Desha të jap një info që këto mediat nuk po e japin. Jonaid Myziri ka qenë juristi i “Alko Impeks “të Arbër Abazit(nipi i Sadri Abazit). Nga aty ka shkuar drejtor i prokurorimeve. Arbër Abazi ka për grua mbesën e Belindës(vajën e motrës së Belindës). Po të shikosh tenderat e “Alko Impeks”është e dukshme lidhja e fuqishme. Respekte dhe fitore

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko