Marrja e vitaminës D mund t’ju ndihmojë të shmangni kancerin e zorrës së trashë, sugjeron një studim hungarez.
Lënda ushqyese ishte e lidhur si me zvogëlimin e gjasave për të zhvilluar sëmundjen ashtu edhe me përmirësimin e rezultateve midis pacientëve, thanë studiuesit.
E njohur edhe si ‘vitamina e diellit’ njerëzit marrin vitaminën D nga ekspozimi ndaj dritës së diellit, si dhe nga ushqimet sivaj peshku, mishi i kuq dhe të verdhat e vezëve.
Megjithatë, autorët e studimit të ri paralajmëruan se evropianët, veçanërisht ata që jetojnë në qytete, ishin në rrezik të shtuar për të pasur mangësi. Për këtë shkak studiuesit theksuan përdorimin e mundshëm të suplementeve të vitaminës D.
Gjetjet e tyre vijnë në mes të një rritjeje misterioze të kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtë, me diagnoza që janë rritur me 80 për qind në 30 vjet.
Në studimin e ri, ekspertët hungarezë kryen një analizë të 50 studimeve të mëparshme, që përfshinin më shumë se 1.3 milionë pacientë.
Ata zbuluan se njerëzit me një konsum adekuat të vitaminës D kishin nga 25 deri në 58 për qind më pak gjasa për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se marrja e një suplementi të vitaminës D lidhej në mënyrë specifike me një rrezik të reduktuar prej 4 për qind të kancerit të zorrës së trashë për 2.5 mikrogramë të konsumuar ndonjëherë.
NHS rekomandon që çdo i rritur dhe fëmijë mbi një vjeç të marrë 10 mikrogramë vitaminë D çdo ditë.
Rishikimi hungarez gjeti gjithashtu prova se pacientët me kancer të zorrës së trashë me nivele të larta të vitaminës kishin rezultate më të mira.
Vitamina D mund të ofrojë përfitime kundër kancerit duke luftuar inflamacionin që mund të shkaktojë ndryshime që bëhen kancer, si dhe duke ndihmuar në vrasjen e qelizave kancerogjene dhe duke penguar rritjen e tumorit, duke rritur sistemin imunitar të trupit, thanë studiuesit.
Simptomat e kancerit të zorrës së trashë përfshijnë ndryshime në lëvizjet e zorrëve si diarre ose kapsllëk, nevojë ose ndjenjë e nevojës për të zbrazur zorrët shumë shpesh, gjak në jashtëqitje, dhimbje stomaku, fryrje, humbje peshe e papritur dhe lodhje./Dailymail-shendeti.com.al