Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku ndodhej në një takim me fermerët, u kërkojnë banorëve që jetojnë në fshat ta harrojnë politikën, por sipas tij të fokusohen tek integrimi i vendit në BE.

Rama theksoi se duhet t’i bëjnë hyzmet këij shansin teksa theksoi “na duhet ta kapim e të mos e lëshojmë”.

“Është si të vendosim mushkëri të reja, s’mund ti lësh dot pa i vënë se ke disa politikëra në kokë”, theksoi kreu i qeverisë.

Edi Rama: Janë 300 mln euro në vit për fshatin e bujqësinë. Llogaritini kapacitetet financiare që krijohen. Është historike, besoj shumë që të gjithë ne, kushdo që jeton në fshat ta harrojë politikën dhe të mendojë na duhet ta kapim e të mos e lëshojmë këtë shans, ti bëjmë hyzmetin këtij shansi, të bëhemi anëtarë të BE dhe kemi frymëmarrje të re. Është si të vendosim mushkëri të reja, s’mund ti lësh dot pa i vënë se ke disa politikëra në kokë.

Me këtë vijnë edhe shumë gjëra të tjera, programe ku ne sot s’mund të kemi akses sepse s’jemi pjesë e asaj familje, na mbështesin si fqinj. Por kur bëhemi pjesë mbështetemi si anëtarë të familjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko