Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar sërish kryeministri Edi Rama në debat. Gjatë një bashkëbisedimi që ai zhvilloi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu demokrat tha se këtë e bën vetëm për transparencë.

“Unë e ftoj atë, jo se kam ndonjë dëshirë ti jap dorën, por e bëj për hir të transparencës së shqiptarëve. Ai ka bllokuar jo vetën e tij, por edhe të gjithë kandidatët e tij që të përballën me rivalët”, tha Berisha.

Po ashtu, Sali Berisha tha se administrata shtetërore është vendosur në një terror për të marrë pjesë, sic tha ai në takimet bajate të Ramës.

“Ajo është detyruar të marrë pjesë në takim bajate të Ramës. Garantoj cdo punonjës të administratës që punojnë në përputhje me ligjin se ai konsiderohet shërbëtor i shtetit shqiptar dhe se ndryshimi i pushtetit do të jetë një zhvillim pozitiv edhe për atë vetë, pasi do vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa asnjë presion. Koha është që të gjithë këta punonjës, votën të mos e japin për atë që i detyron të marrin pjesë në takimet e tij bajate, por të votojnë për ndryshimin”, u shpreh kreu i demokratëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko