GJKKO ka lënë në burg kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prapa hekurave që prej datës 10 shkurt të këtij viti.

Gjykata ka hedhur poshtë kështu revokimin per ndryshimin e mases per Erion Veliaj, por edhe per biznesmenin Elman Abule.

Mësohet se në seancën e sotme Gjykata e Posaçme u njoh me informacionin dy mujor dhe veprimet hetimore të kryera nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme, nga ana e saj ka deklaruar se gjatë kësaj kohe janë kryer 114 veprime hetimore që lidhen me dosjen ndaj Veliajt, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko