Një tërmet me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur sot Turqinë Perëndimore.
Dridhjet e tokës janë ndierë dukshëm tek të gjithë, transmeton IndeksOnline.
Në lidhjen direkte ato çaste ishte moderatorja e CNN-it turk, Meltem Bozbeyoglu, e cila po zhvillonte një intervistë telefonike në edicionin qëndror të lajmeve.
Ajo u detyrua të ndërpriste intervistën, duke bërtitur “Po bie tërmet”.
Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat thotë se tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km.
Paniku i shkaktuar nga tërmeti i madh në Turqi prej 6,2 ballë që ndodhi mesditën e së mërkurës në Stamboll, si dhe paslëkundjet e fuqishme që pasuan.
Bënë që 151 persona të plagosën pasi, gjatë tërmetit të madh, u panikosën dhe u hodhën nga lartësitë.
Në këtë kontekst, guvernatori i qytetit, Davut Gül, shkoi në selinë e shërbimit të emergjencave dhe menaxhimit të fatkeqësive (AFAD) për t’u informuar mbi ecurinë e hetimeve.
Ndërkohë, në njoftimin e lëshuar nga zyra e tij, u bë e ditur se 151 persona u plagosën pasi, gjatë tërmetit të madh, u panikosën dhe u hodhën nga lartësitë .
CNN Turk's broadcast during the 6.2 earthquake in Istanbul, Türkiye. pic.twitter.com/sm0l7TB1zz
— Clash Report (@clashreport) April 23, 2025