“Do e shikoni pas 11 majit kur Ilir Vrenozi të sulmojë Tiranën për të marrë pushtetin e kënetës”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën nga Skrapari, duke thënë “alternativa e BE-së është bufi dhe e ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi”.

Teksa u ndal sërish tek ofendimi që mbështetësi i PD-së i bëri gjatë fjalës së tij në Korçë, Rama tha se tek fjalori i tij, qëndron thelbi i opozitës.

“Alternativa e BE-së është bufi dhe e ardhmja e kënetës është Ilir Vrenozi. Mos e merrni me të qeshur sepse u tregua shumë qartë në qytetin që duhej Parisi i Vogël, qytetin e serenatave, qytetin që mbante era Evropë para luftë së dytë botërore, dje e patë kush e mori pushtetit në opozitë, Ilir Vrenozi. E patë si ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua? Sepse këneta e ka shumë thellë kompleksin e inferioritetit prandaj bën ashtu. Nuk lanë rast pa u munduar të më hedhin një dritë sikur unë kështu e unë ashtu.

E patë sesi bufi dukej i mbaruar dhe i larguar. De facto është i larguar, de jure do e shikoni pas 11 majit kur Ilir Vrenozi të sulmojë Tiranën për të marrë pushtetin e kënetës. Ai është i vërteti, te gjuha e tij, agresiviteti i tij, qëndron gjithë thelbi, të tjerat janë ballo me maska. Janë hipokrizi.

Thonë hajde se do e hajë populli shqiptar, por populli shqiptar nuk e ka ngrënë asnjëherë. Në 92 populli shqiptar nuk kishte zgjedhje tjetër. Pastaj ‘97 e dini si përfundoi. Ndërsa në 2005 nuk ishte e popullit shqiptar, por ishte tradhtia brenda të majtës që e solli bufin për herë të dytë. Buf për herë të tretë Shqipëria as nuk merr përkrah dhe as ka për ta konsideruar më.”– tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko