“Skraparllinjtë jo vetëm janë njësha, por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas takimit elektoral së kryeministrit Edi Rama sot në Skrapar, duke u shprehur se në sallën ku ai foli 80% ishin jabanxhinj shëtitës, dhe jo qytetarë vendas.

Meta e ka cilësuara kryeministrin “ufo” që kishte zbritur në Çorovodë dhe e akuzoi për premtime të pa mbajtura dhe mungesës të investimeve, duke përmendur veçanërisht rrugën Skrapar-Përmet dhe devijimin e rrugës së TAP-it që lidhte zonën me Korçën.

Më tej Meta shkruan se “Skraparllinjtë jo vetëm janë njësha, por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën”, duke iu referuar numrit 5 që PS ka në fletën e votimit.

Reagimi i Ilir Metës

𝐒𝐤𝐫𝐚𝐩𝐚𝐫𝐥𝐢𝐧𝐣𝐭𝐞̈, 𝐩𝐚𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈𝐬𝐡𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈! 🇦🇱1️⃣

U argëtova sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në qytetin e Çorovodës, në një sallë ku 80% ishin jabanxhij shëtitës. Dëgjuam nga “ufo” se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?

Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën? Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë.

U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën. Edhe vetë “ufo”-ja kur fliste, teksa shikonte përballë jabanxhijtë, e ndjente se më 12 Maj duhet të mbajë fort Tikun dhe të shtrëngojë vet llastikun.

U kërkoi ta votonin se do t’u jepte dy deputetë kur Skrapari do të këtë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj. E falënderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura.

Përshëndes popullin e Skraparit që u çlodh sot me fjalimin argëtues të “ufo”-s nga Tirana dhe të mos harrojë dëmet e mëdha që i solli Skraparit, kostot e rënda të keqqeverisjes dhe presionet për bukën e gojës, por t’ja shpërblejë më 11 Maj duke votuar Numrin 1️⃣.

✅️🗳 VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

✅️🗳 VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko