Emisioni investigativ ‘Tak Fak’, solli këtë të mërkurë rastin e pazakontë që është kthyer në një problem për disa familje në Kotë të Vlorës. Bëhet fjalë për një tubacion që ujërave të zeza, që është kthyer në “mollë sherri” për këto familje.

Prej vitesh familjet kanë jetuar në harmoni, derisa njëri prej banorëve pretendon se fqinji i tij i ka prerë tubacionin, që kalonte ne bahçen e tij.

Veç kësaj banorët kanë kërkuar një zgjidhje të përhershme të problemit të tyre nga Bashkia e Selenicës, që më në fund të lidhen me kanalizimet qendrore.

“Tak Fak” ka kontaktuar me deputetin e PS në qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, me Bashkinë e Selenicës dhe gjithçka është vënë në lëvizje për zgjidhjen e problemit.

Pas sinjalizimit të “Tak Fak”, Drejtoria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve të Qarkut Vlorë, një grup pune është nisur për të zgjidhur situatën.

Pas këtij mobilizimi “Tak Fak” është kthyer në Kotë për të parë sërish situatën e familjeve që kërkuan zgjidhjen e problemit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko