Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, është shprehur se emigrantët shqiptarë janë një faktor i rëndësishëm për rotacion.

Topalli ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, duke thënë se ) kanë shfrytëzuar ambasadat dhe konsullatat për të siguruar votat e emigrantëve, por shtoi se “ata që jetojnë jashtë kanë një perspektivë tjetër”.

Sipas Topallit, emigrantët “janë financiarisht më të pavarur dhe autonom. Jetojnë në vende me politikë ndryshe nga e jona. Në këtë aspekt e vështirë të imponohet, përveç rasteve ku i kushtëzojnë me bukën e gojës së njerëzve të afërt”.

Në kontekstin e përgjithshëm të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ajo deklaroi se “jemi në një moment ku frika e rrënimit dhe shembjes së pushtetit është më e madhe se asnjëherë tjetër” dhe kjo sipas saj reflektohet në fushatën e kryeministrit Edi Rama.

Topalli: Më vijnë pafund mesazhe që më thonë ‘erdhi zarfi’, ‘votova’. Vërej një lidhje të fuqishme të shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe  vendlindjes së tyre. Janë shumë të vetëdijshëm për fuqinë e madhe polikë që i kanë dhënë vetes duke u bërë pjesëmarrës në një proces politik. Ata përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë ndryshimin, rotacionin.

Po të mos ishte sistemi rajonal në Shqipëri, vota e emigrantëve në bllok përkthehej në 25 mandate. Por ne kemi sistem rajonal, këto kthehen në një numër më të reduktuar mandatesh. Por ata janë të vetëdijshëm, siç ka ndodh edhe në Kosovë, se janë një faktor për rotacionin dhe mund të ndryshojnë rrjedhjen politike të Shqipërisë.

Asnjeri nuk mund të dijë se cili është rezultati. Ata (PS) kanë shfrytëzuar ambasadat dhe konsullatat. Përpjekjet janë të jashtëzakonshme, pa folur për takimet që ka bërë administrata. E dhimbshme për keqpërdorje që është bërë. Përdorim i pamëshirshëm, përveçse i paligjshëm. Por ata që jetojnë jashtë kanë një perspektivë tjetër. Janë financiarisht më të pavarur dhe autonom. Jetojnë në vende me politikë ndryshe nga e jona. Në këtë aspekt e vështirë të imponohet, përveç rasteve ku i kushtëzojnë me bukën e gojës së njerëzve të afërt.

Jemi në një moment ku frika e rrënimit dhe shembjes së pushtetit është më e madhe se asnjëherë tjetër dhe kjo reflektohet në fushatën e kryeministrit. Është shumë i stresuar, dallohet nga gjuha dhe pakënaqësia e madhe që është ndaj tij. Ai nuk ka më bilanc për të treguar, nuk ka një plan, dhe hap fushatën që duket më shumë si një konkurs valltarësh apo talent shoë, sesa një rast për të paraqitur një program. Shqiptarët presin program.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko