Skip to content

Fusha e naftës saudite Ghawar, jo më e madhja në botë

RTS2FCR5

Kompania saudite e naftës Saudi Aramco ka publikuar një raport mbi obligacionet e emetuara në fushën Ghawar, më e madhja në botë për naftë, me 58 miliardë fuçi, ekuivalent me rezervat e saj të përgjithshme në fund të vitit 2018.

Saudi Aramco, prodhuesi më i madh i naftës në botë, tha se pret që çmimet e naftës globale të mbeten të paqëndrueshme, në bazë të ndryshimeve që kanë ndodhur në muajt e mëparshëm.

“Ndryshimet e çmimeve me të cilat kompanitë mund të shesin naftën e papërpunuar mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme në rezultatet dhe flukset e saj financiare”, tha Aramco.

Bloomberg komentoi pasqyrat financiare të kompanisë Aramco referuar fushës Ghawar, për të cilat agjencia shpjegoi se është në gjendje të prodhojë 3.8 milionë fuçi në ditë, e kjo tërhoqi vëmendjen e tregtarëve të naftës, për shkak se kjo kuotë është më pak se prodhimi i përditshëm që tregu pret.

Në një raport nga Bloomberg, i cili është përgatitur nga Javier Blas, thuhet se tregu më në fund e di se fusha Ghawar në Arabinë Saudite nuk është tashmë më e madhja në botë dhe se Arabia Saudite mbështetet në një numër të vogël të fushave gjigante për të ruajtur kapacitetin e saj të prodhimit.

Të dhënat e publikuara sugjerojnë se pellgu i Permit në Shtetet e Bashkuara, me prodhimin e 4.1 milion fuçive në ditë muajin e kaluar, është tashmë fusha më e madhe e prodhimit të naftës.