Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier, ku një motomjeti përplasi për vdekje një këmbësor, 77 vjeçarin Hakim Maledhi.
Fillimisht si drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital.
Por më pas u raportua se 77-vjeçari Hakim Maledhi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.