Kryeministri Edi Rama, teksa komentoi zgjedhjet e 11 Majit dhe integrimin në BE, u shpreh se shumica është e qartë.

Rama theksoi se përpjekja e tij deri më 11 Maj është që të tjerët t’i bashkohen kësaj shumice.

“Përtej të gjithave, ju pëlqen apo jo Edi Rama, ju pëlqen apo jo gjuha, nuk është çështja tek Edi Rama, por mundësia historike për të futur Shqipërinë në BE”, tha Kryeminitri.

Edi Rama: Rëndësi ka që shumica është shumë e qartë. Përpjekja ime deri më 11 Maj është që të tjerët të na bashkohen, ti shtohen kësaj shumice.

Përtej të gjithave, ju pëlqen apo jo Edi Rama, ju pëlqen apo jo gjuha, nuk është çështja tek Edi Rama, por mundësia historike për të futur Shqipërinë në BE. Dera është e hapur, nuk ka rëndësi Edi Rama dhe këto të tjerat. Në fund jemi të gjithë shqiptarë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko