Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është paraqitur sot në ambientet e GJKKO, për gjyqin me Agron Shehajn, të cilin e ka paditur për shpifje.

Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” dorëzoi të hënën e 1 prillit në SPAK një padi për shpifje ndaj kreut të partisë “Mundësia” Agron Shehaj.

Në një deklaratë për mediat, Lapaj tha se ky veprim vjen pas deklaratave publike të bëra nga Shehaj, të cilat sipas tij, janë të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale dhe publike.

Agron Shehaj e akuzoi Adriatik Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga nje kompanie  e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e një grupi kriminal.

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko