Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Himarë për takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u ndal me himariotët edhe për aferën e zv.kryeministres Balluku me tunelin e Llogarasë, të cilën po e heton SPAK.

Kryedemokrati thekson se u vodhën me ndërtimin e tunelit 60 milionë euro, duke ia dhënë një kompanie turke për 180 milionë euro.

Berisha: Flasin për turizëm, po ky breg madhështor nga Semani te Kepi i Stillos, ujërat e zeza i derdh në det. Për të treguar se janë vetëm mafie plehërash pa asnjë koncept vetëm si të vjedhin. Nuk kam qenë për tunelin, se pamja e Llogarasë është nga pamjet më fantastike të njeriut. Sa herë del dhe sheh njeriu pasurohet, nuk ngopet. Ky ndërtoi tunelin duke vjedhur 60 mln euro në Ankara.

Kompania që ofroi 130 mln euro u la dhe iu dha kompanisë tjetër me 180 mln euro, tani ka shkuar 140 mln euro. Para se të bëhej kjo me këto para nga Semani te Kepi i Stillos garantoje furnizimin me ujë, dhe në këtë mënyrë ky rajon shkonte në Europë. Dhe europianët gjenin një bregdet europian, por jo kështu. Siç e bën ky, që ka vetëm një kriter ku të vjedhë më shumë. Projekti ynë për biznesin është projekti më miqësor. Biznesi i vogël do paguajë me 6 lekë energjinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko