Kreu i PD-së Sali Berisha ishte në Borsh mesditën e sotme teksa mbajti një takim me qytetarët për fushatën e 11 majit.
Berisha në fjalën e tij hodhi akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Berishës ajo nuk ka nxjerrë asnjë raport mbikëqyrës lidhur me inceneratorin e Tiranës, pasi paratë i merrte kryeministri Rama.
Berisha: Lubi Balluku me ligj ka patur detyrim për të mbikëqyrur punimet e djegësit të Tiranës. Asnjë raport. Asnjë situacion, as një vit, as 3 vite. E dinte që paratë i merrte Xhagai, Edi Rama. I merrte burreci 2 metra i gjatë. Dhe nuk çelte gojë. Dhe pas 6 vitesh aty nuk ka një tullë. Po kështu, 120 mln euro Beccheti, 100 mln euro check-up i Vilma Nushit. Këto i kalon me batuta.
Përpiqet të mbijetojë me një propagandë vulgare që i fyen shqiptarët. I merri sikur këta e hanë sapunin për djath. I ka përzënë nga shtëpitë 1 në 2 familje. Askush më shumë se banorët e bregut nuk ka ditur ti qëndrojë më shumë së keqes. Kam besim se Borshi dhe gjithë bregu më 11 maj do votoj për atë projektin i cili paraqet një mundësi të re për çdo shqiptar.