Qeveria shqiptare shpalli ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta tre ditë më parë (21 prill) në moshën 88 vjecare.

Të shtunën e 26 prillit, Papa Françeskut do ti jepet edhe lamtumira e fundit.

Në këtë ditë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ne vendimin e qeveris thuhet se shpallja e dites se zisë do te jete “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”.

Po ashtu ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

Vendimi i qeverise:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko