Kandidatja e PD-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku, ka vijuar takimet me qytetarët në kryeqytet.
Takimin e radhës, Tabaku e ka zhvilluar në zonën e ish-bllokut, për të cilën shkruan në rrjete sociale se dikur aty kishte shpresë e sot ka shumë pyetje.
Tabaku thekson se qytetarët duan ndryshimin dhe Partia Demokratike do ofrojë më shumë mundësi.
Postimi i Tabakut:
Në Bllok, aty ku dikur kishte shpresë e sot ka shumë pyetje.
Por qytetarët flasin qartë – duan ndryshim, duan një të nesërme që nuk vjen me premtime, por me punë dhe ndershmëri, duan një politikë pranë tyre dhe jo pakicës dhe më së shumti duan politikën pranë shtresës së mesme dhe jo një elite të vogël. Dhe kjo shpresë, ndonëse e lodhur, nuk është shuar.
Voto Partinë Demokratike – për më shumë mundësi.
Voto Jorida Tabaku – për një sistem të drejtë që punon për ty.