Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar nje ngjarje kriminale në një familje. Blute e Tiranes sqaron se nje 48 vjecar që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste.
Personi u arrestua, ndersa policia sekuestroi mjetin prerës (hanxhar), me të cilin ai kercenonte.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë”, thote policia.
Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.