🧨 SKANDALI I RAFTEVE – Kosova Ushqehet Më Lirë, Shqipëria Paguan “Luksin” e Kosit!
Një tjetër rast flagrant që nxjerr në pah pabarazinë e çmimeve mes Shqipërisë dhe Kosovës ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik. Bëhet fjalë për një produkt të zakonshëm, kos me fruta 400g – i cili shitet gjerësisht në të dyja vendet.
❗Në Kosovë: 1.15 euro (rreth 109 lekë)
⚠️Në Shqipëri: 179 lekë
👉 Diferenca? 70 lekë më shumë për konsumatorët shqiptarë për të njëjtin produkt, të njëjtën markë, të njëjtën peshë!
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ngrenë zërin për politikat e padrejta të çmimeve. Në rrjete sociale, reagimet kanë qenë të shumta dhe të forta. “Pse gjithmonë duhet të paguajmë më shumë? A nuk kemi të drejtë për çmime të drejta dhe konkurruese?”, shprehet një qytetar për JOQ Albania.
📉 Ky rast shton edhe më tej shqetësimin për mungesën e kontrollit të tregut dhe rregullimin e çmimeve në Shqipëri. Ndërkohë që në rajon çmimet janë më të ulëta, në vendin tonë, konsumatori ndëshkohet – jo vetëm me pagat më të ulëta në rajon, por edhe me kosto më të larta jetese.
💬 A është kjo një neglizhencë institucionale? Apo thjesht abuzim i pastër me konsumatorin shqiptar?
🧐 Faktet flasin vetë. Tani është radha e institucioneve që të përgjigjen.
