EMISIONI VETTING
Tenderin e furnizimit me ushqim te çerdheve dhe konvikteve e ka fituar kompania “Gerti 1987” me administrator dhe aksioner Elgert Laskaj.
“Gerti 1987” që ofron ushqime për fëmijët, ka si objekt import- eksportin e pjesëve të këmbimit për automjetet e tonazhit të rëndë, plehra kimike, hidrosanitare, karburant, cigare dhe së fundmi ka shtuar edhe bar restorant shërbim katering.
Elgert Laskaj përveç kompanisë “Gerti 1987” ka hapur kompaninë “MPED-XH Group” në datë 15.06.2021. Laskaj është bashkëpronar me Olta Sharrën, gruan e Gentian Sharrës, në kompaninë e ndërtimit.
Banda e Talo Çelës, ndonëse e goditur nga SPAK për një sagë krimesh të rënda, vijon në forma të kamufluara të përfitojë para publike, përmes tenderave, Gentian Sharra është një prej anëtarët kryesor i bandës së Talo Çelës.
SPAK ka identifikuar Gentian Sharrën, i dënuar më parë për trafik droge, autor i disa grabitjeve, përfshirë edhe grabitjen e Rinasit.
Ka dyshime të arsyeshme se parat e vjedhura të bankës në Rinas janë miksuar me lekët e parave publike.
Sharra ka përdorur emrin e bashkëshortes për të hapur dhe shtrirë “fijzat” në disa kompani dhe rrjedhimisht fituar ankande publike duke krijuar dhe pastruar pasuri miliona euro.
Teksa një pjesë e konsiderueshme afro 5 milion euro janë sekuestruar në vitin 2022 me kërkesë të prokurorisë.
Elgert Laskaj del në skenë me këtë kompani, duke përfituar para nga ushqimi i fëmijëve të çerdheve në Republikën e Shqipërisë.
Laskaj është ndërkohë pronar i kompanisë së sipër përmendur ‘GERTI -1987’. Ai i ka blerë 100 % të aksioneve për 100 mijë lekë në vitin 2018. Laskaj ka shtuar objektin e veprimtarisë së kompanisë që shiste pjesë fadromash, në subjekt për shitje të ushqimeve, bulmetit dhe fruta perime.
Por jo vetëm kaq, me anë të gruas së tij, Olta Sharra si person fizik me nipt: L32517203Q, grabitësi i Rinasit, Gentian Sharra ka marrë mbi 14 milionë USD tendera nga Bashkia Elbasan, Librazhd, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme.
LEXO EDHE: Skandali në Përmet, Vetting: Konvikti me 4 nxënës të regjistruar, miliona euro tender për mish, qumësht dhe fruta! Çfarë zbuloi kamera e fshehtë, Bashkia ‘justifikohet’: Ushqejmë të moshuarit
Vetting: SPAK i konfiskoi 5 milionë euro, por Gentian Sharra i bandës së Talo Çelës fiton sërish milionat euro nga paratë e buxhetit në emër të bashkëshortes
Skandali me tenderat, Vetting: Kush është Elgert Laskaj dhe ortakëria me zyrtarët e bashkisë që ndajnë miliona euro! Investigimi zbulon si ‘përlahen’ paratë publike