Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një takimi në Gjirokastër, është shprehur se ëndrra e një kombi janë të rinjtë, por theksoi se vendi ynë ka mbetur pa ëndërr sepse të rinjtë kanë ikur.
Berisha tha se nuk ka komb që në 10 vite të ketë humbur 1990,000 shqiptarë vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian.
Ndër të tjera tha se “ne jemi komb bamirës, por është i pashpirt shteti që lë burrat dhe gratë të numërojnë kafshatën, të mos marrin ilaçet.”
Berisha: Ëndrra jonë janë të rinjtë. Por kanë ikur. Jemi një vend pa ëndërr. Çfarë ëndrre jemi ne kur 600 mijë të rinj kanë ikur, në shkolla janë reduktuar nxënësit. Ka klasa me dy nxënës, klasa pa nxënës. Çfarë po ndodh në Shqipëri dhe Gjirokastër? Nuk ka një komb që në 10 vite të ketë humbur 1990,000 shqiptarë vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian. Jo asnjë komb.
Atëherë, a ka një thirrje të brendshme nga shpirti i këtij kombi? A ka një thirrje nga thellësitë e kësaj toke. Të shpëtojmë Shqipërinë, t’i japim madhështinë që i takon. Ndaj jemi këtu me një program, që e nisim nga dhembshuria njerëzore. Ne jemi komb bamirës, por është i pashpirt shteti që lë burrat dhe gratë të numërojnë kafshatën, të mos marrin ilaçet. Është i pashpirt shteti kur merr prej tyre taksa, u merr 8 miliardë dhe u jep 16 milionë.
Ne kemi përcaktua minimumin jetik si emergjencë të emergjencave. Çdo shqiptar 200 euro, çdo pensionist 200 euro. Nga 760 mijë pensionistë, mbi 560 mijë marrin se 170 mijë lekë. Do marrin 200 euro. Të gjithë të papunët 200 euro. Personat me ndihmë ekonomike, 200 euro. Të gjithë burrat dhe gratë që nuk kanë asnjë lloj sigurimi do marrin 200 euro. Të gjithë jetimët do marrin 200 euro. Të gjithë studentët me bursë do marrin 200 euro.