Moderatorja dhe gazetarja e njohur e emisionit qendror “Open”, në News24,  Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e Përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Drejtuesja e Open, Eni Vasili u zgjodh sot në votimin e dytë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ajo arriti të marrë 7 votat e nevojshme për të drejtuar Televizionin Publik. Dy kandidatët e tjerë, Xhoi Jakaj mori 3 vota dhe Engjëll Musai 1 votë.

Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar.  Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.

“Votimi i dytë për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar rezulton të jetë i suksesshëm, pasi arrin të realizojë nevojën statutore të Radio Televizonit Publik Shqiptar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm prej 3/5 të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kandidatja Eni Vasili zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar me 7 vota. Suksese zonja Vasili!” u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.

Votimi i sotëm, e premte

Eni Vasili 7 vota

Xhoi Jakaj 3 vota

Engjëll Musai 1 Votë

Votimi ditën e enjte

Emrat dhe votat:

Eni Vasili 5 Vota

Xhoi Jakaj 2 Vota

Engjëll Musai 2 Vota

Ermal Hoxha 1 Votë

Flamur Buçpapaj 1 Votë

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko