Pandeli Majko, kandidati për Tiranën në listën e hapur të zgjedhjeve të 11 majit thotë se 12 vite në pushtet përveç sukseseve ka pasur edhe probleme, ndaj kërkon që të mos përsëritet situata si ajo në Kosovë, ku VV ka fituar, por nuk po krijon dot qeverinë dhe parlamenti është në ngërç.

I ftuar në News24, Majko i konsideron debatet brenda PS apo debatet e tij personale me Edi Ramën si normale. “Jemi dy njerëz me karaktere të ndryshme dhe do fërkohemi ndonjëherë”, tha Majko.

Majko thotë se nuk është i zhgënjyer me Partinë Socialiste. “Kur je në opozitë situatat janë ndryshe dhe kur je në pushtet dhe 12 vjet në pushtet dhe ti ke një qëllim dhe qëllimi më i rëndësishëm është menaxhimi i pushtetit dhe rifitimi i mandatit”, tha ai.

Për Pandeli Majkon, Sali Berishë në krye të opozitës është një shans i madh për PS, pasi sic u shpreh ai “Kemi të bëjmë me një personazh që e ktheu PD nga një projekt të lirisë në një  parti anti PS. Tani nga një parti anti PS e ka kthyer në një fraksion të asaj që ka të bëjë vetëm me te”.

Pandeli Majko: Shikoni situatën në Kosovë, ku VV i ka fituar zgjedhjet por nuk po konstituon parlamentin. Kjo është një situatë që neve duhet të jemi të kujdesshëm sepse na rrezikon. Na rrezikon sepse ne jemi 12 vjet në pushtet dhe nuk kemi vetëm suksese, por edhe probleme.

Lidhur me debatet brenda PS apo të miat me Ramën, unë i konsideroj pjesë   të normalitetit. Jemi dy njerëz me karaktere të ndryshme dhe do fërkohemi ndonjëherë.

Unë po të isha i zhgënjyer do merrja pjesë në fushatën elektorale?! Nën presionin e të qenit në pushtet 12 vjet, brenda PS ka një lloj rregulli që vjen nga ngarkesa e pushtetit. Kur je në opozitë situatat janë ndryshe dhe kur je në pushtet dhe 12 vjet në pushtet dhe ti ke një qëllim dhe qëllimi më i rëndësishëm është menaxhimi i pushtetit dhe rifitimi i mandatit.

Tani që po diskutojmë integrimin në BE, tani që kemi drejtues të opozitës, dua ta përsëris është personi sipas meje më adap për të mbajtur opozitën e bashkuar, por është po aq kontrovers fakti që ky është problemi që ka opozita, qenia e Sali Berishës në krye të opozitës është shans i madh për ne. Kemi të bëjmë me një personazh që e ktheu PD nga një projekt të lirisë në një  parti anti PS. Tani nga një parti anti PS e ka kthyer në një fraksion të asaj që ka të bëjë vetëm me te.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko