Skip to content

“Jemi të parët për konsumin e kokainës”/ Berisha akuza Ramës: Iu dha banditëve lojërat e fatit

640 0 sali berisha edi rama 705

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për lojërat e fatit.

Berisha tha se Rama premtoi mbylljen e lojërave të fati, por këtë biznes ua dha banditëve të drogës.

Më tej kreu i PD-së thekso se Shqipëria është e para në Europë për konsumimin e kokainës.

Edi Rama nëse u kujtohet ju, kur erdhi në pushtet tha se do ndalonte lojërat e fatit se ato krijojnë shumë probleme familjare.

Dhe e vërteta është se krijojnë. Ai jo që nuk i ndaloi lojërat e fatit, por përkundrazi lojërat e fatit i shtoi në duart e banditëve dhe u shtoi atyre drogën.

Sot a mund të imagjinoni ju një vend që nuk kishte njohur kurrë në histori kokainën, është konsumatori kryesor i kokainës për frymë në Europë dhe kjo është totalisht pasojë e narkoshtetit”, tha Berisha.