Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se “rreth 22 % e fletëve të votimit të dërguara tek zgjedhësit që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, tashmë janë kthyer në Shqipëri”.
Votuesit jashtë Shqipërisë mund të plotësojnë dhe të dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të majit.
Çdo votë që mbërrin pas datës 11 maj, ora 19:00, do të shpallet e pavlefshme.
Administrimi dhe numërimi i votave të diasporës po kryhet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë, ku janë përgatitur edhe fletët e votimit për zgjedhësit jashtë vendit.