Dita e sotme do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat minimale të ajrit do të variojnë nga 7 gradë në zonat malorë deri në 14  gradë në zonat e ulëta.

Ndërsa temperaturat maksimale në zonat malorë do të jenë 21 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet deri në 26 gradë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, prej orëve të pasdites era ndryshon drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko