Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë dhe studentë në Vlorë foli edhe për drejtësinë. Barazia para ligjit, tha ai, duhet të jetë e garantuar.

Rama deklaroi se drejtësia e pavarur duhet të mbrohet nga politikanët, “jo se ata janë djaj me brirë, por mungesa e traditës ka shumë fuqi që të kthejë këtë fuqi së prapa”

“Barazia para ligjit, duhet të jetë e garantuar pavarësisht fuqisë ekonomike apo saj politike.

Ka pasur kryeministra që kanë vrarë veten nën presionin e pushtetit apo ministra të pushkatuar apo dënuar, por nuk ka pasur asnjë çështje ku një prokuror ka sjellë para gjykatës një person me pushtet dhe të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur.

Kjo duhet të kthehet në normë e kusht, por për këtë kjo përpjekje me drejtësinë duhet mbrojtur nga politikanët shqiptarë, jo se ata janë djaj me brirë, por mungesa e traditës ka shumë fuqi që të kthejë këtë fuqi së prapthi. Ndërsa sot PS e mbron, kjo nuk do të thotë që nuk ka kthim pas, nuk ka kthim vetëm nëse hyjmë në BE”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko