Nga Selaniku, ku zhvilloi një takim me emigrantët atje, kreu i PD-së, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij se vjedhin pasuritë e Shqipërisë.
Në fjalën e tij kryedemokrati tha se tenderat i fitojnë familjarët e pushtetarëve, ndërsa abuzojnë me ndërtimin e rrugëve me çmim 10 fish më të lartë.
Po ashtu, Sali Berisha tha se janë zhdukur pa nam e nishan 130 mln eurot e inceneratorit të Tiranës.
“Shqipëria vidhet në pasuritë e saj, pasuritë ndahen nga qeveritaret dhe narkotrafikantët. Keta i ndajnë me njëri tjetrin. A lexoni ju sesi tenderat fitohen nga familjare të njëri tjetrit, a lexoni sesi rrugë ndërtohen me 10 fish të cmimit. A lexoni sesi zhduket djegësi i Tiranës. 130 mln euro me firmë të Edi Ramës dhe nuk ekziston as nam as nishan, sepse milionat i ka marrë me firmën e tij”, tha Berisha.