Skip to content

Aksident në Lushnjë, Range Rover përplaset me barrierën mbrojtëse dhe shpërthen në flakë

aksident4 1 750x375 1

Pasditen e sotme, në bypass-in e Lushnjes, një automjet tip Range Rover është përplasur me barrierën e hekurt anësore. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka marrë flakë dhe dy personat e lënduar brenda tij janë transportuar menjëherë në spital.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të neutralizuar trafikun e krijuar.

Sipas të dhënave, dy personat e transportuar në spital rezultojnë me lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.