Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka premtuar qytetarëve të Kuçovës se me ardhjen në pushtët të PD-së, do të 5-fishohen subvencionet për fermerët.
Berisha tha se me PD, qe ditën e parë në qeveri do të grisë marrëveshjen për Ballkanin e Hapur.
“Ju garantoj, do 5-fishohet subvencioni dhe ju garantoj që prodhime tuaja do të mbrohen në sezon dhe Ballkani i Hapur do të grisët ditën e parë të qeverisjes demokratike”, tha ai.
Berisha: Edi Rama këtë vit, dha për 380 mijë fermerë të cilët japin 20% të prodhimit të brendshëm, punësojnë 500 mijë shqiptarë dha gjithsej 57 milion euro, nga të cilat fermerët marrin gjithsej subvencion 32 milion.
Fjala ime e nderit, kjo shumë do të pesëfishohet, se ju për çdo njëri prodhimi, serë, arë apo çfarë do qoftë, për çdo fidan të mbjellë, kokë bagëti, do të financoheni njësi si fermerët e vendeve fqinjë. Ju garantoj, do 5-fishohet subvencioni dhe ju garantoj që prodhime tuaja do të mbrohen në sezon dhe Ballkani i Hapur do të grisët ditën e parë të qeverisjes demokratike.
Taksa armiqësore ndaj fermerëve merr fund, taksa duhet të jetë në blerje dhe shitje. Ju duhet ta merri mbrapsht atë, jo grosistët. Hidrocentrali i Banjës është vepër vaditëse, dytësore është energjia. Ju siguroj, që potencialet e tij do të përdoret për ujitjen në vend.