Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar humbje nga rënia e euros.
Berisha tha se “do të bëjmë gjithçka që ta bëjmë sa më miqësore klimën e biznesit.”
“Ne do të lehtësojmë vështirësitë më 11 maj. Pas 11 majit do të krijojmë bordin që do të kompensojmë çdo cent të euros, sepse rrëzimi i saj bëhet për shkak të trafiqeve. Asgjë tjetër. Euro është monedha më stabël. Në Shqipëri rrëzohet përdhe.
Do të bëjmë gjithçka që ta bëjmë sa më miqësore klimën e biznesit.
Rënia e euros 35% është goditja më e rëndë për çdo sipërmarrje që eksporton. Qeveria nuk mori asnjë masë për ti mbështetur. Qeveria gjëja e parë që duhej ishte të kompensonte humbjen që krijon rënia e euros. Por qeveria e ka mendjen te euro dhe narkobetoni. Vendi mbahet me prodhim dhe prodhimi është krenari kombëtare”, tha Berisha.