Një “mister” i pazakontë ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare që nga fundjava e kaluar, pas publikimit të një fotoje tashmë historike të bërë në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Në qendër të vëmendjes janë tre liderë botërorë: Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron.
Por në këtë foto ,shfaqen vetëm dy prej tyre — dhe kjo nuk është rastësi.
Sipas një ekspertje britanike të leximit të buzëve, Nicola Hickling, një moment i pazakontë ndodhi pak para realizimit të fotos.
Video që dokumenton skenën tregon se fillimisht ishin vendosur tre karrige për takimin: një për Trump, një për Zelensky dhe një për Presidentin francez, Macron. Por diçka ndryshoi në minutat e fundit.
Në video, Macron afrohet dhe përshëndet ngrohtësisht Zelensky-n, ndërsa me Trumpin shkëmben një përshëndetje të ftohtë. Pikërisht në atë moment, Trump i drejtohet Macron-it me fjalët që, sipas Hickling, përkthehen:
“Nuk je në vendin e duhur këtu, ndaj dua që të më bësh një nder… Nuk duhet të jeshë këtu.”
Zelensky i ndërhyn duke thënë:
“Do të doja ta bëje këtë ,por jo në këtë mënyrë.”
Trump përgjigjet:
“Është një strategji shumë interesante, ke disa siguri.”
Më pas, Macron mbetet pa vend. Karrigia e tretë hiqet nga një peshkop në sfond dhe vendoset pranë murit.Video
Takimi vazhdon vetëm mes dy liderëve: Trump dhe Zelensky. Fotografia që pasoi këtë moment e përjetësoi takimin dypalësh — një mesazh i qartë diplomatik.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e postoi menjëherë FOTON në platformën X (ish-Twitter), duke shkruar:
“Fjalët nuk nevojiten për të përshkruar rëndësinë e këtij takimi historik. Dy udhëheqës punojnë për paqen në Bazilikën e Shën Pjetrit.”
Dy, jo tre.

Ndërkohë, në rrjetet sociale ironitë dhe komentet nuk kanë munguar:
“Macron donte të përfshihej në takimin midis Trump dhe Zelensky, por u refuzua.”
“Presidenti francez u refuzua në këmbë.”
“Burri që dëshiron ta shohë Francën të poshtëruar.”
Ky episod është një tjetër kapitull i tensioneve diplomatike dhe rivaliteteve personale mes liderëve botërorë — por mbi të gjitha, është një kujtesë se çdo gjest, çdo fjalë dhe çdo shikim mund të kenë peshë historike.