News24 dhe kompaninë e njohur italiane, NotoSondaggi, e drejtuar nga Antonio Noto, publikon sot rezultatin e sondazhit të dytë të zhvilluar në rang kombëtar për garën e elektorale të 11 Majit.

Notosondaggi ka realizuar një pyetësor në te gjithë vendin dhe ka ‘zbërthyer’ me shifra prirjen e votës së shqiptarëve, të cilët do t’i drejtohen kutive të votimit në 11 maj për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re.

Sondazhi i kompanisë italiane i realizuar me një kampion qytetarët të cilët kanë votuar në zgjedhjet e shkuara te vitit 2021.

Nga të intervistuarit janë pyetur se: Sa besim keni tek Edi Rama (PS), Sali Berisha (PD-ASHM), Agron Shehaj (Mundësia) dhe Adiatik Lapaj (Nisma Shqipëria Bëhet)?

Sipas sondazhit të dytë të realizuar nga Antonio Noto, Edi Rama vazhdon të jetë lideri tek i cili shqiptarët kanë më shumë besim.

Sipas sondazhit të dytë, rreth 37 për qind e qytetarëve janë shprehur se kanë shumë apo mjaftueshëm besim të Edi Rama dhe PS.

Ndërkohë që krahasuar me sondazhin e parë të datës 14 prill, Edi Rama ka pësuar një rënie të besimit të qytetarëve me -5 % . Në sondazhin e parë, Edi Rama kishte rreth 42 % besueshmëri nga votuesit e anketuar.

Ndërkohë që në këtë sondazh të dytë edhe Sali Berisha ka pësuar një ulje të besimit të qytetarëve me -2  për qind.

Sipas sondazhit të dytë 32% e të anketuarve janë shprehur se kanë shumë dhe mjaftueshëm besim te Sali Berisha dhe PD. Ndërkohë që në sondazhin e 14 prillit, për Berishën kishin votuar 34% të të anketuarve.

Sipas këtij sondazhi, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj kanë pësuar një rritje në besueshmërinë e sytë e të anketuarve.

Agron Shehaj është rritur me +3 % krahasuar me sondazhin e 14 prillit të realizuar nga Antonio Noto.  Ndërkohë që Adriatik Lapaj vlerësohet nga të anketuarit me +6 për qind krahasuar me sondazhin e parë të publikuar nga News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko